Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Schurrle shpërthen ndaj Mourinhos: Njeri brutal, më ka stresuar tej mase

Kampioni i Botës me Gjermaninë në 2014-ën, Andre Schurrle njoftoi në korrik tërheqjen nga futbolli në mënyrë mjaft të befasishme, pasi fantazisti ka vetëm 30 vite mbi supe dhe mund të luante të paktën edhe 3-4 vite të tjera në nivele të larta.

Në deklaratën për tërheqjen, Schurrle argumentoi se futbolli i merr shumë kohë, e mban vazhdimisht larg familjes e miqve dhe mbi të gjitha i shkakton stres të jashtëzakonshëm, duke i ndikuar në mënyrën e jetesës.

Duke folur për mediat gjermane, ish futbollisti është kthyer pas në kohë dhe ka zbuluar se trajneri më i keq me të cilin ka punuar, ka qenë portugezi Jose Moutinho, pasi të dy kanë qenë bashkë te londinezët e Chelseat.

“Ishte një njeri brutal. Kam menduar shpesh me veten. Pse e bën këtë? Pse më trajton kështu? Pse ua bën këtë njerëzve? Atëherë nuk arrija të bëj atë që ai donte në fushë, vetëm për shkak të presionit të madh psikologjik që ushtronte ndaj meje. Ndodhte shpesh që të më aktivizonte titullar dhe më pas të më zëvendësonte në pushim të ndeshjes, e në takimin e radhës të më dërgonte në tribunë. Po akumuloja një presion ekstrem dhe po humbja edhe vetëbesimin, që është shumë i rëndësishëm për një futbollist”, u shpreh Schurrle.

Schurrle dhe Mourinho kanë punuar bashkë për dy sezone, nga 2013-a deri në 2015-ën, periudhë në të cilën gjermani ka luajtur plot 65 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola me fanellën e “bluve” të Londrës

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *