Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Sazan Guri zbulon pse vdêkjet nga Covid janë të larta në Tiranë: Femrat deri në 40 vjeç nuk preken, burrat të vendosin shushunja në qafë, ose… (Tregon misionin e Zotit që po kryen)

Ndotja në Tiranë është një nga fenomenet më shqetësuese, që sipas ambientalistit Sazan Guri ndihmon në përkeqësimin e gjendjes së personave të prekur nga Covid19. Në një intervistë nga zona e malit të Dajtit, ku vihet re smogu i Tiranës, Guri ka thënë për gazetarin e Fax news Fatjon Gjinaj se një pjesë e madhe e ndotjes vjen si pasojë e fabrikave të çimentos në Fushë Krujë dhe Mamurras.

Guri u shpreh se ajri është i vetmi element që nuk mund të shitet dhe nuk mund të blihet, dhe thithet njësoj si nga të pasurit ashtu edhe nga të varfërit. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të reagojë sa më shpejt ndaj këtyre fabrikave.

“Ky është një shqetësim i shumë qytetarëve të Tiranës, që buron nga Fushë Kruja dhe lidhet me fabrikat e çimentos. Kryeministrat apo ministrat e mendojnë se e kemi larg Fushë Krujën, por në fakt gjithë Tirana e vuan ndotjen, gjithë Tirana është e veshur me këtë vello të zezë.

Nuk është rastësi që Tirana është më e prekur nga Covidi, për shkak se mushkëritë e qytetarëve janë mbushur me blozë dhe me pluhur. Ndotja e brendshme e Tiranës është shumë më e vogël se ndotja që vjen nga fabrika e Fushë Krujës. Ka pasur një ulje në nivelit të ndotjes brenda Tiranës, edhe për shkak të kufizimit të lëvizjes nga pandemia.

Lidhja me Covidin është e tillë, mushkëria është si hojet e bletës, që nuk janë mbushur me mjalt, por janë mbushur me këtë pluhur, në një masë të madhe. Kur personi preket nga Covidi, mushkëria nuk arrin të nxjerrë jashtë dioksidin e karbonit, nuk arrin që ta bëjë dot pompimin e plotë. Kjo bën që tiranasit ta kenë më të vështirë përballjen me Covidin, dhe të ketë numrin më të madh të fataliteteve.

Ky lloj bloze, bën që mushkëria të ndihet e lodhur për të luftuar Covidin, kështu që kjo është një kujë alarmi, për ti thënë kryeministrit, dakord për masat që ke marrë, por shih edhe këto masat e tjera, që fabrikat të mos punojnë natën, si hajdutë, dhe të ndosin ditën kryeqytetin.

Përveç 60 ditëve që janë me shi në Tiranë, pjesa tjetër është në këtë pamje që ne shohim. Ti nuk e ble dot ajrin, barazon edhe miliarderin, edhe të pasurin edhe të varfërit, ajri nuk blihet dhe nuk shitet. Ka ditë dhe më të këqija sesa dot, ku tymi që nxjerrin këto fabrika është i zi sterr”, u shpreh Guri.

Ambientalisti tha se pandemia është një katalizator, dhe se mushkëritë e njerëzve janë dëmtuar që para se Covidi të shfaqej. Sipas Gurit fëmijët nuk preken fare nga Covidi, as femrat deri në 40 vjeç për shkak se e pastrojnë gjakun përmes ciklit menstrual.

“Unë thjesht po bëj misionin e Zotit, që i them se shkakun e Covidit mos e gjej te mbyllja e shkollave, por te këto helme që janë në ajër. Fëmijën nuk e kap kurrë Covidi, dhe që të mos i çon njerëzit te vaksina që është fallso, ja ku është shkaku. Pandemia është një katalizator, që duhet të gjejë kushtet për të vepruar. 

Njeriu është vetëvrarë para se të vijë Covidi. Meshkujt ose duhet të vënë shushunja në qafë, ose duhet të dhurojnë gjakun, te fëmijët nuk ndodh kurrë që të preken nga Covidi, as femrat deri në 40 vjeç, pasi pastrohet gjaku nga menstruacionet. Covidin e kam ngrënë unë, që ushqehem mirë dhe lehtë, kisha të gjitha shenjat e Covidit, por si gjak arian dhe i pastër që jam e mposhta”, tha më tej Guri.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *