Një person është arrestuar nga blutë e Komisariatit të Policisë së Sarandës, pasi shkeli masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi” dhe dhunoi dhe bashkëshorten e tij.
Sipas burimeve zyrtare shtetasi me inicialet K.T., banues në Xarrë ka shkelur masën e sigurisë dhënë nga gjykata, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe është larguar nga vendi i qëndrimit.
Policia raporton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Informacioni zyrtar i policisë:
Nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi K. T., banues në fshatin Xarrë, Konispol, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.