08:33 | 15/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sarandë, punonjësi i karburantit vritet me çifte për 60 mijë lekë

09:32 | 06/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0

Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm në një pikë karburanti në Qafë Gjashtë.

Mësohet se viktima është Artan Hoxha, banor i fshatit Gjashtë, punonjës i pikës së karburantit.

Shkak i vrasjes së 44-vjeçarit dyshohet se ka qenë grabitja e pikës së karburantit. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, autori i pamaskuar ka mbërritur me një motor të kuq dhe ka qëlluar mbi 44-vjeçarin me çifte. Autori më pas ka arritur të marrë 60 mijë lekë të reja dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq punonjësi i plagosur është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.

Forcat e policisë kanë kryer të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:
Sarandë Policia: Rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person (ende i paidentifikuar), i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me “Çifte” punonjësin e kësaj pike, shtetasin: Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.

Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

ShareTweetSendShareSend
Pas

Çfarë do të ndodhë në botë nëse fiton Clinton apo Trump?

Para

Alarmi SOS: Dy anije dhe një helikopter i Mbrojtjes nisen të shpëtojnë skafistin

Para

Alarmi SOS: Dy anije dhe një helikopter i Mbrojtjes nisen të shpëtojnë skafistin

Fax News LIVE







Të Fundit

Aksident i rëndë në hyrje të Kuçovës, makina përplas për vdekje 70 vjeçarin që udhëtonte me biçikletë

Vijon rënia e euros përballë dollarit, me sa lekë këmbehet ditën e sotme monedha evropiane

Begaj nis sot vizitën e parë zyrtare në Kosovë, nga konferenca me Osmanin te takimi me Kurtin, ja si do jetë agjenda e tij

Indeksi, përkeqësohet cilësia e të jetuarit në kryeqytet, Tirana mbetet e fundit në Europë

Shpërthime tritoli në qytetin ku u vra Bledar Muça, mediat belge: Mafiozët shqiptarë po na terrorizojnë, njerëzit kanë frikë të ecin në këmbë

Tragjedi/ 41 persona të vdekur pas zjarrit në kishë, mes tyre edhe 18 fëmijë

“Planet për projektin e së ardhmes do të japin rezultat”, njihuni me horoskopin e ditës së hënë

Rritje e temperaturave, këto janë zonat ku do mbizotërojnë vranësirat, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Djali i saj sulmoi Salman Rushdie, flet e ëma: Në Liban ai u shndërrua në introvert, mbyllej në bodrum! Zemërohej pse nuk e njoha me Islamin…

Shpërthim zjarri brenda kishës, 41 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.