Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil të Sarandës.
Sipas njoftimit të policisë, një punonjëse e hotelit pas sherrin me pronarin I ka vendosur flakën makinës së tij të markës “Seat”. Forma e saj e hakmarrjes ishte djegia e makinës. Nuk mendoi se kamera e kishte kapur momentin kur Albina Bushkola i hodhi cigaren makinës dhe kur pa zjarr në mjet atëherë u detyrohej të largohej.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasen Albina Bushkola.
Njoftimi i policisë:
“Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”