Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 është konfirmuar ditën e sotme në Sarandë. Bëhet me dije se një fëmijë 3 muajsh, i një 25-vjeçareje, ka rezultuar i infektuar më Covid-19.
Pasi 25-vjeçarja rezultoi pozitive të premten, mbrëmë tamponi ka treguar se i prekur nga virusi ishte dhe vajza e saj 3 muajshe.
Bëhet me dije se nëne e bije janë nisur drejt spitalit Infektiv të Tiranës. Po ashtu ndërsa drejt Tiranës është nisur edhe një efektiv policie që rezultoi pozitiv me COVID-19 të dielën.