AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sarandë/ Humb jetën polici sapo del nga shtëpia, nisin hetimet për shkaqet

Një punonjës i policisë së Sarandës ka humbur jetën ditën e sotme.

Sipas burimeve jo zyrtare mësohet se Zenel Zeneli, 50 vjeç, oficer i policisë me shërbim në sallën operative në Komisariatin e Policisë në Sarandë ka humbur jetën në hyrjen e jashtëme në pallatin e tij në rrugën e pestë.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende shkaku.
Mjeku ligjor do të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërkohë dyshohet për atak kardiak. I ndjeri nuk kishte shenja dhune.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *