Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sarandë, arrestohet kapiteni turk i anijes, i gjejnë dikë në hambar

Policia Kufitare dhe Policia e Sarandës kanë arrestuar dy shtetas turq, N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi dhe E.A., 40 vjeç, banues po në  Bodrum, Turqi.

Policia Kufitare kontrolloi një anije të ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten E.A, por aty gjeti të fshehur brenda, patriotin e tij N.I. Këtij personi iu kërkuan dokumentat por doli se i kishte të falsifikuara.

Ndaj, të dyve iu vunë prangat në vend.

Dosja e tyre iu dërgua Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close