Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Sapo mbërriti në Rinas, Presidenti Meta ka firmosur dekretin e rëndësishëm

Burime nga Presidenca informojnë se sapo mbërriti në Rinas, Ilir Meta firmosi dekretin për emërimin e vakancës se tij të dytë në Gjykatë Kushtetuese.

Pas vlerësimit të kandidatëve të ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta ka vendosur të dekretojë Marsida Xhaferllari si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas njoftimit të mëvonshëm të Presidencës, ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi më në fund do të ketë gjashtë anëtarë, të cilët janë Vitore Tusha, Besnik Muçi (ende se ka kaluar vettingun), Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Por nga ana tjetër Meta nuk pranoi të dekretonte Arta Vorpsin, duke argumentuar se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte vonuar listën e 4 kandidatëve për një vend në GJ.K, por emri i saj kaloi automatikisht pas propozimit të KED.

Njoftimi i plotë:

 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

D E K R E T

“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,

D e k r e t o j;

Neni 1
Zonja Marsida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11350
Tiranë, më 13.11.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Kujtojmë se tre ditë më parë, Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një thirrje drejtuar deputetëve të Kuvendit, iu ka kërkuar atyre që të mos votojnë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që pritet të hidhen në votim në seancën e sotme parlamentare.

Meta u kërkonte deputetëve që të gjenin 5 minuta kohë dhe të lexonin nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij përcakton radhën e institucioneve që propozojnë anëtarët për GJ.K.

Meta flet dhe për përplasjet me KED, dhe thotë se një pjesë e mbledhjeve të pazbardhura të këtij institucioni, do të bëhen shumë shpejt të ditura për publikun (lexo te plote).

Ndërkohë pak minuta më parë Meta ka lajmëruar një konferencë për shtyp në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, ku thekson se është i hapur dhe i gatshëm për çdo pyetje e përgjigje.

Presidenti i vendit Ilir Meta nuk ka pranuar që të dekretojë emrin e dytë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij janë shkelur rregullat dhe afatet ligjore.

Sipas Metës nuk është respektuar radha kronologjike për plotësimin e vendeve vakante në GJ.kushtetuese, dhe KED ka marrë një vendim jo kolegjial.

Presidenti shton se KED, me vendim të Ardian Dvoranit ka çuar në të njëjtën ditë në Kuvend dy lista, dhe nuk iu ka dhënë mundësi institucioneve që të propozojnë listat e tyre për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas letrës së kreu të Shtetit, Presidentit nuk i është dhënë mundësia që të propozojë kandidatin e dytë për në Kushtetuese.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *