AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Sapo ishte kthyer nga SHBA, çfarë i ndodhi Eli Farës me shitësen e dyqanit: Ma tha troç!

Sapo ishte kthyer nga Amerika dhe surprizohet me atë që i ngjau sapo shkëmbehet me një shitëse në një dyqan pikturash në Tiranë.

Këngëtarja e dashur e muzikës popullore Eli Fara ka ndarë disa nga eksperiencat e saj në të shkuarën, teksa ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në tv Klan.

Ndërsa ngacmohej vazhdimisht me pyetjet tipike që Fara i ka kryefjalë të intervistave të saj “pse nuk plakesh”, këngëtarja rrëfen një nga eksperiencat e saj ndodhur pas vitit 2000 kur sapo ishte kthyer nga SHBA.

“Hyra në një dyqan pikturash te Rruga e Kavajës. Sa hyra, shitësja vinte vërdallë dhe në një moment më thotë: Sa i ngjan Eli Farës!

Vërtet, kush është Eli Fara i thashë me të qeshur. Ajo s’mi ndante sytë dhe sërish më pyeti, po si nuk e njeh atë këngëtaren ti? Dhe një moment të tretë më thotë: Nuk e njeh ti se tani është e madhe, por kur ishte e re ishte yll, ma tha troç”, u shpreh këngëtarja, ndërsa në sallë shpërthyen të qeshurat bashkë me moderatorin Ermal Mamaqi.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *