Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dhuna në Teatrin Kombëtar/ Lleshaj “lan” duart: Policia nuk shkoi me dëshirë, u thirr nga bashkia dhe IMT, po zbatonte ligjin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë interpelancës së sotme në Kuvend e thirrur nga deputetët e opozitës, në lidhje me dhunën ndaj protetsuesve, gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, tha se policia aty nuk shkoi me dëshirë, por u thirr nga autoriteti pronar.

“Policia nuk shkoi me iniciativën e saj tek Teatri Kombëtar, por u thirr sipas detyrmit. Policia u thirr sipas detyrmit. Godina e Teatyrit Kombëtar ishte pronë e bashkisë së Tiranës dhe ka qenë e uzpurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor. Me 17 maj drejtësia ka vajtur aty ku duhet, e thirrur nga autoriteti pronar. Autoriteti pronar i godinës. Ose të shkonte dhe ti përgjigjej kërksës së bashksië për mbështetje ose ta refuzonte. Ose të zbatonte një veprim ligjor ose të mos e zbatonte atë.

Policia ka zgjedhur zbatimin e detyrimit ligjior. Thirrjet që policia të braktisë detyrën, janë një nga problemet e mëdha që ne duhet të merremi sriozisht.

Policia nuk është gjykatë nëse ne do ti krijonin policisë që të kishte luksin dhe të vendoste vetë për zbatimin e ligjeve kjo do të shkatonte dëmtime për shtetin e së drejtës në vend.”- tha Lleshaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *