Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat ka thënë se protesta e djeshme e opozitës ishte e dhunshme dhe organizatorëte saj do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
“Militantët sulmuan me fishekzjarreve dhe bombulave molotov efektivët e policisë duke cënuar rëndë jetën e tyre. Nuk kursyen as qytetarë të tjerë të papërfshirë në protestë. Ata djem dhe vajza me uniforme policie u vunë në shënjestër të sulmeve të egra dhe meritojnë respekt nga të gjithë.
“Fakti që ideatorët, planëzuesit, organizuesit dhe drejtuesit e sulmeve janë të njëjtët persona apo grupime, që kanë prodhuar për këtë vend tragjedi të rënda si 1997-ta, 1998-ta, apo 2011-ta meriton vëmendje të thellë publike.
Drejtuesit e djeshëm të sulmeve me molotov, drejtonin sulmet me armë zjarri kundër protestuesve në të njëjtin vend, në vitin 2011.
Ata që mbronin apo justifikonin me qetësi deri kriminale vrasjen e 4 protestuesve, plagosjen me armë zjarri të dhjetëra të tjerëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve nga dhuna fizike e Policisë në 2011-ën, i sot lejojnë vetes të drejtën që sot të japin leksione sjelljeje apo demokracie.
Distancimi nga dhuna, nga ideatorët apo ekzekutuesit e saj është shërbimi më i mirë që ne i bëjmë të ardhmes së vendit tonë.
Ndërkohë që ai ka komentuar dhe arrestimin dhe dhunën ndaj Sahit Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së, teksa tha se Policia për këtë rast duhet të kishte duruar për pak çaste edhe pse ai bëri rezistencë”, tha Lleshaj.
“Sigurisht, që do të kishte qenë mirë, që edhe ata punonjës policie, që u angazhuan në ndalimin e njërit për organizatorëve të sulmeve, të kishin bërë ndryshe diçka. Mirë do të ishte që, siç duruan në mënyrë stoike për orë të tëra nën zjarr, të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda, vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtimit. Por episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë apo justifikojë histerinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe mbi vetë Policine.
Qeveria dhe ministria e Brendshme e mbështetisin plotësisht Policinë e Shtetit dhe misionin e saj. Portestat e opozitës jane tentativa e rrezikshme për të penguar Reformën në Drejtësi dhe Integrimin e vendit. Ndaj atyre që organizuan veprime të tilla do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për të dhënë llogari para ligjit”, tha Lleshaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)