Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dorëheqja e Plarent Ndrecajt nga Ministria e Brendshme, kush është bukuroshja s*ksi që do i besohet posti i rëndësishëm pranë Lleshajt

Përplasje të ashpra duket se kanë përfshirë kupolën më të lartë drejtuese në Ministrinë e Brendshme.

Burime bëjnë me dije për Fax news se sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen, e cila mbahej prej ditësh peng e pafirmosur nga ana e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Mësohet se për momentin funksioni i Ndrecajt po kryhet nga Elena Pici, edhe pse kjo është një lëvizje që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar dhe nuk ka një shkresë të bërë publike. Pici edhe pse në një moshë shumë të re, ka mbajtur më herët postin e koordinatores në kryeministri.

Përplasjet mes Ndrecajt dhe Lleshajt kanë nisur për disa tendera që janë lëvruar në këtë institucion, e veçanërisht pas atij për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.

Kujtojmë se mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, me pretendimin e arsyeve personale. Burimet thanë për Faxweb.al se dorëheqja e tij lidhet me faktin se brenda ditësh ai do të dilte përpara Komisionin të Jashtëm të Vlerësimit për tiu nënshtruar procesit të Vetingut.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *