Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Sanchez kundër Mourinho: Prej tij humba besimin, krijoi një atmosferë mbytëse

Në vitet e para të dekadës së fundit ai u konsiderua një nga sulmuesit më të talentuar në skenën botërore. Më pas karriera e Alexis Sanchez kaloi përmes një rënieje të ngadaltë, edhe për shkak të problemeve të shumta fizike. Sidoqoftë, lojtari i Interit ka zbuluar një nga arsyet e dështimit të tij te Manchester United, ku aventura nuk zgjati shumë.

Për mikrofonat e “BBC”, kilieni e drejtoi gishtin nga drejtimi i Josè Mourinho në stolin e “Djajve të Kuq”: “Unë i them gjërat ashtu siç janë. Për mendimin tim, Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë për mënyrën se si stërvit, se si i studion ndeshjet me video dhe si kujdeset për gjërat. Por, me të trajner në “Old Trafford” një herë e gjeja veten brenda ekipit, pastaj jashtë tij.

Ndonjëherë nuk luaja, kështu që si lojtar humba besimin. Çdo futbollist e humbet besimin kur trajtohet në këtë mënyrë. Dhe më pas kishte një atmosferë, që nuk ishte e shëndetshme. Ndonjëherë luaja mirë, shënoja edhe gol, por ai më largonte nga fusha. Unë kam luajtur futboll që 5 vjeç dhe, nëse ma heq topin, e humb gëzimin”.

Vetëm pesë gola dhe nëntë asiste me fanellën e Manchester United, klub i cili verën e kaluar vendosi ta huazonte tek Interi, ku tani për tani gjërat nuk po shkojnë më mirë, për shkak të shumë dëmtimeve të pësuara në hark të sezonit aktual.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *