Kompania Samsung po përgatit dy versione për telefonin e shumëpritur Samsung Galaxy S8. Njëri do të quhet Galaxy S8 dhe do të vijë me ekran 5-inç, ndërsa tjetri me ekran 6-inç AMOLED.
Gjithashtu, raportohet se Galaxy S8 Plus do të prezantohet së bashku me Galaxy S8. Më parë, po ashtu, është thënë se këta dy telefona do të kenë ekrane të lakuara, raporton GSM Arena.
S8 Plus, po ashtu, thuhet se nuk do të ketë lapsin Stylus, edhe pse Samsung ka menduar për këtë mundësi.
Galaxy S8 dhe S8 Plus do të zbulohen në një ngjarje në New York në prill 2017. (A.R/SHUPLAKA)