08:29 | 15/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Samiti në Bruksel, s’ka përparim për Shqipërinë e RMV, Ukraina merr statusin kandidat, BBC: Shpresë tek propozimi i Macron

09:00 | 23/06/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti në Bruksel, s’ka përparim për Shqipërinë e RMV, Ukraina merr statusin kandidat, BBC: Shpresë tek propozimi i Macron

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nga çasti në çast së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte “konsensus total” për Ukrainën. Mund të duhen shumë vite për t’u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për këtë gjë, por marrja e këtij statusi ishte i nevojshëm për Ukrainën. Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh, ndërsa Bosnje Hercegovina aplikoi për kandidaturë në vitin 2016, por ende nuk ia ka dalë.

Udhëheqësit e BE-së takojnë gjithashtu homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor të enjten në mëngjes, përpara samitit kryesor, por diskutimet priten të jenë të vështira.

BBC shkruan se disa shtete anëtare po bëjnë presion që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit, por kjo nuk pritet të ndodhë.

Përveç vendosjes se cilat vendeve duhet t’u jepet statusi i kandidatit, krerët e BE do të diskutojnë gjithashtu sigurinë ushqimore në dritën e bllokadës ruse të porteve ukrainase, të dënuar nga shefi i politikës së jashtme të BE këtë javë si një krim lufte. Dhe ata do të vlerësojnë propozimin e Presidentit Macron për një “Komunitet Politik Evropian” më të gjerë .

Sipas projekt-përfundimeve të samitit të parë nga BBC, qëllimi do të ishte “të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët në mënyrë që të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian”.

Udhëheqësi francez ka sugjeruar se komuniteti, një bllok parallel me BE-në të përfshijë vende që presin të anëtarësohen, si Ukraina dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, apo edhe ato që janë larguar, si Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, një numër diplomatësh të BE-së e kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të këtij blloku, por kryeministrit Rama i është dukur ‘ide vizionare’.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se preferenca e saj do të ishte ndërtimi i strukturave ekzistuese si G7 dhe NATO.

Ç’ndodhi një ditë më parë?

Një kërkesë e liderit të Opozitës dhe ish-kryeministrit Boyko Borissav rizgjoi shpresat se në Parlamentin e Bullgarisë mund të rrëzohej vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut. Paradite ai deklaroi pro 59 votat e grupit të tij, por pasdite, qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ra me 123 vota pas procesit të votëbesimit që iu nënshtrua në Kuvend. Tani vendi do të shkojë në zgjedhje.

ShareTweetSendShareSend
Pas

Aksident i rëndë në Elbasan/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, shoferja mbetet e bllokuar brenda mjetit (VIDEO)

Para

Plas sherri në eventin muzikor në Athinë, lëndohet këngëtarja e njohur greke

Para
Plas sherri në eventin muzikor në Athinë, lëndohet këngëtarja e njohur greke

Plas sherri në eventin muzikor në Athinë, lëndohet këngëtarja e njohur greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në hyrje të Kuçovës, vdes çiklisti që u përplas nga makina

Vijon rënia e euros përballë dollarit, me sa lekë këmbehet ditën e sotme monedha evropiane

Begaj nis sot vizitën e parë zyrtare në Kosovë, nga konferenca me Osmanin te takimi me Kurtin, ja si do jetë agjenda e tij

Indeksi, përkeqësohet cilësia e të jetuarit në kryeqytet, Tirana mbetet e fundit në Europë

Shpërthime tritoli në qytetin ku u vra Bledar Muça, mediat belge: Mafiozët shqiptarë po na terrorizojnë, njerëzit kanë frikë të ecin në këmbë

Tragjedi/ 41 persona të vdekur pas zjarrit në kishë, mes tyre edhe 18 fëmijë

“Planet për projektin e së ardhmes do të japin rezultat”, njihuni me horoskopin e ditës së hënë

Rritje e temperaturave, këto janë zonat ku do mbizotërojnë vranësirat, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Djali i saj sulmoi Salman Rushdie, flet e ëma: Në Liban ai u shndërrua në introvert, mbyllej në bodrum! Zemërohej pse nuk e njoha me Islamin…

Shpërthim zjarri brenda kishës, 41 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.