AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Samiti i Paqes, Dupuy flet për negociatat: Vetoja e Francës ishte për shkak të krimit të organizuar

Ka nisur dita e dytë e Samitit Global të Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në konferencë Emmamuel Dupuy, President i Insitutit për Perspektivën Europiane, foli mbi problemet emigracionit dhe refuzimit të Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në.

“Macron ka vështrim egocentrik për sa i përket zgjerimit. Holanda dhe Danimarka kishin rezerva ndaj Shqipërisë. Presidenti Macron orientohet nga politika të brendshme. Azilkërkuesit me të shumtë ishin, shqiptarët, afganët dhe izraelitët. Vetoja e vënë nga Franca ishte për shkak të krimit të organizuar. Këto janë vende me tolerancë zero ndaj emigracionit.

Europa fillon me një ëndërr të madhe dhe gjithkush në jetë ka një ëndërr që të ece drejt të ardhmes. Do të përballemi me një krizë demografike. Kemi pasur frikë ndaj emigrantëve. Kemi patur të njëjtat dikutime. Dua të përqëndohemi tek emigracioni. 1 deri në 2 përqind emigrojnë. 68% emigrojnë sepse lufta i ndjek, Siria, Libia. Ka dhe një këndëvshtrim të ri kur ngrihet për çështje klimaterike, për shkak të mungesës së ujit dhe uljes së prodhimit bujqësor. Ne të gjithë jetojmë në qytetërime, vertikalitetit. Ne duhet të rizbulojmë Europën e lidhur me Afrikën. Në fund të shekullit kemi ndryshime në demografi.”- deklaroi Dupuy.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *