Kryeministri Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë dalë para mediave për të folur mbi nismat tregtare dhe ekonomike në kuadër të projektit 3-palësh ‘’Mini-Shengeni Ballkanik’’.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ftoi 5 vendet e tjera të Ballkanit (Bosnjen-Hercegovinën, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Slloveninë) t’i bashkohen projektit në fjalë për të garantuar një model të ri të bashkëpunimit rajonal në Ballkan.
Gjithashtu, Zaev u shpreh se për vendet e Ballkanit, ëndrra mbetet integrimi në BE.
Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se me datë 21 dhjetor të zhvillohet mbledhja e radhës në Durrës. Rama tha se Kosova u vetë përjashtua.
“Në 21 dhjetor do të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE”, tha Rama.
“Në Durrës do t’i ftojmë të gjithë, pa diskutim. Pjesëmarrjen e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme. Ajo ka vendin e saj njësoj sIç e ka Bosnje-Hercegovina, njësoj siç e ka dhe Mali i Zi.
Nuk do i shmangem Kosovës. Dua të jem i qartë me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, apo nuk nuk të kuptojnë. është momenti për të thënë, se kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë.
Nuk është mini shengen, kush e tha këtë fjalën mini, Duke qenë se jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini,” theksoi më tej kryeministri.