Komisioneri europian Oliver Varhelyi ka pastuar ditën e sotme një foto në rrjetin e tij social ‘tëitter’ pas vizitës së bërë në Muzeun Historik Kombëtar. Në foto shohet gjithashtu edhe ambasadori i BE-së Lugi Soreca i cili e ka shoqëruar komisionerin në vizitën që ka bërë.
Kjo vizitë e komisionerit bëhet përpara nisjes së samitit të liderve të Ballkanit Perëndimor ditën e sotme në Tiranë. Në takimin që do të mbahet, do të marrin pjesë kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Samiti do të kryesohet nga kryeministri Rama dhe komisioneri Varhelyi, i cili ka si qëllim kryesor të përcjellë interesin e BE-së për të pasur në krah shtetet e rajonit, të cilat aspirojnë të jenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
“Në Tiranë sot për një samit rajonal me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor. Një vizitë të shpejtë në punimet e mbështetura nga #EU mbi Muzeun Historik Kombëtar dhe mozaikun në Sheshin Skënderberg të Tiranës”– shkruan Varhelyi.
In #Tirana today for a regional summit with the leaders of #WesternBalkans. Had a quick visit to #EU supported works on National History Museum & mosaic on Tirana Skanderberg Square. #EU4culture pic.twitter.com/VL1SXll6Tg
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 10, 2021