AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Salidaritet me kurdët, tensionohet protesta në Prishtinë. Ndërhyjnë mbështetësit e Erdoganit (FOTOT)

Protesta e thirrur nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në solidaritet me Kurdët, nuk ka kaluar pa incidente dhe konfrontime fjalësh.

Një numër i vogël përkrahësish që janë kundër ndërhyrjes së Turqisë në Siri, kishin dalur të protestojnë para Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”, me parullën “Standup4ROJAVA”.

Kjo ngjarje u mbajt si rezultat i veprimeve të Turqisë qe ka ndërmarrë një sulm fillimisht ajror dhe me pas edhe me ushtrinë dhe forcat tokësore në verilindje të Sirisë, ku ka hapur luftë ndaj popullatës kurde atje.

Por në sheshin “Skënderbeu”, nuk munguan përplasjet me fjalë mes përkrahësve të Erdoganit që po ashtu kishin dal për të kundërshtuar këtë protestë, shkruan indeksonline.

Ata ishin kategorikisht kundër ideologjisë që kjo protestë  të mbahej edhe në Kosovë.

Thirrjet “Turkie”, “Turkie”  nuk munguan por as shenjat pro Turqisë nga numri prej afër 10 qytetarëve.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *