Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Salianji në gjykatë pas padisë të deputetes Ferhati: Socialistët vjedhin dhe duan t’u thuash bravo

Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji është thërritur sot në gjykatë pas padisë që ju bë  nga deputetja Klotilda Ferhati.

Më herët Salianji ka akuzuar se kompania në bashkëpronësi të bashkëshorti të deputetes socialiste Klotilda Bushka, ka 10-fishuar të ardhurat, pas ardhjes në pushtet të Ramës, falë tenderave të dhëna nga qeveria. Salianji tha se me ligjin që propozon Partia Demokratike, deputetja Klotilda Ferhati largohet nga politika.

“Vetëm me tendera publike, kompania e Klotilda Bushkës dhe bashkëshortit të saj ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e qytet ravë shqiptarë. Me vetingun që propozon Partia Demokratike, Klotilda Bushka largohet nga politika”,
deklaronte Ervin Salianji.

Në një dalje sot për mediat Salianji deklaron:

“Është rasti i disatë që thërritem në gjyq,  por s’kam humbur asnjë. Tentativat për të përdorur gjykatën si varrhimës për të mbyllur skandalet e deputetëve të qeverisë janë duke u shtuar.

Në shumë prej gjyqeve s’kam marë pjesë për mos u dhënë rëndësi. Nga sot do shkoj në çdo gjyqr që shqiptarët të kuptojnë me kanë të bëjnë. Po sjell rastin e  Klotilda Ferhatit, e cila del nëpër media dhe është përfshrë në PS. Këta duan edhe të vjedhin e t’u thuash bravo u qoftë.  

Me ardhjen e rilindjes ka rilindur edhe kompania e bashkëshortit të Ferhatit. Ka marë 3 miliardë lëkë. Kjo është akuza që vërtetova sot. Ky është rast tipik, dhe për të cilin protestoj edhe në 25 maj”, tha Salianji.

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *