Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Salianji hap ‘letrat’ pas vendimit të Gjykatës: Jam kërcënuar personalisht, sigurimsat dhe ish-drejtuesit e Policisë më rrinin rrotull

Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar në lidhje me përgjimet që implikojnë sipas tij ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe të villain e tij Agron (Geron) Xhafaj.

Salianji tha se është kërcënuar personalisht tre ditë para se të dilnin përgjimet për të cilat tha se i komunikohej të mos bëheshin publike.

Gjatë një interviste në “Opinion” pikërisht ditën kur Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor dhe dënuar me një vit burg, Salianji tha se nuk mund të bënte denoncime tek Fatmir Xhafaj dhe ti tregonte se është kërcënuar po nga Fatmir Xhafaj.

“Më thonin “nëse ti na hyn në familje dhe na përmend ndonjë emër familje ne do të merremi personalisht me këtë, me këtë, me këtë, “mos bëj publik denoncimin, ose…”. Tre ditë përpara se të bënim publikimet, sepse ata e kanë kuptuar se kush ishte i përfshirë. Kanë punësuar njerëz, sigurimsa dhe ish-drejtues të policisë që rrinin rrotull. Ku do ti çoj këto denoncime, tek Fatmir Xhafaj që ti thoja se më ka kërcënuar Fatmir Xhafaj? Personat që kanë ardhur janë persona të melavitës. Shoferi dhe njerëzit më të afërt të Agron Xhajaft janë kapur me drogë në Gusht të këtij viti, e dini ju? Aktiviteti i tyre kap miliona, shoferi personal i Agron Xhafajt”, tha Salianji.

I pyetur nëse do t’i bindet drejtësisë, ai tha me ironi se nëse vendimi final jepet do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së ulët.

Akoma më e fortë ishte deklarata e tij kur tha se ata që kanë dhënë dënimin kanë dashur të dënohej me pushkatim por që nuk ia kanë arritur. Salianji tha se gjykatësi është i akuzuar nga SHISH për lidhje me krimin, dhe i akuzuar nga ish-kryeministri për lidhje me bandat.

“Burg i sigurisë së ulët, nëse do jepet dhe vendimi final. Nuk e di si janë këto burgje, por qejfin e kanë patur me pushkatim por nuk e arritën dot. Unë nuk akuzohem as për ndonjë krim, unë kam denoncuar. Për inskenimin unë do jap provat e mia. Gjykatësi është i akuzuar nga SHISH për lidhje me krimin, i akuzuar nga ish kryeministri për lidhje me bandat. U kap me 30 mijë euro, pas një historie rozë. Është zënë me një gjyqtar tjetër, është zënë për punën e një sekretareje, u gjetën 30 mijë euro në makinë dhe u zhdukën nga kjo prokurori. I akuzuar edhe nga Alfred Moisiu, pasi SHISH e lidhte edhe me bandat”

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *