03:18 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sali Berisha zhvillon mbledhje me shtabin në Vlorë: Pushtetin e deshi Edi Rama, po e ndihmuan ne

19:12 | 17/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sali Berisha zhvillon mbledhje me shtabin në Vlorë: Pushtetin e deshi Edi Rama, po e ndihmuan ne

Sali Berisha, pasi ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Vlorës, Hysni Sharrën u mblodh për të diskutuar me shtabin e partisë.

Berisha thotë që është mision i PD-së për të luftuar me  monizmin dhe Edi Ramën. Ai merr përsipër disa faje për instalimin e këtij sistemi nga kryeministri në Shqipëri. Këto zgjedhje ndryshe nga hera e kaluar nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve dhe pavarësishtluftës që po bëhet që PD të mos jetë pjesë, Berisha shprehet se do ta vazhdojnë betejën deri ën fund nëpërjmet revolucionit paqësor. Një revolucion që ka si parim bazë votën, sepse vetëm kështu mund të largohet Rama shton Berisha dhe se nuk duhet pritur ndonjë arrestim për të.

Ai e cilëson kryeministrin si një armik të votës së lirë, që ka abuzuar me dhjetra tendera. Kryedemokrati sugjeron përveshjen e mëngëve dhe të bëhet gjithçka që të bëhet kryetar Hysni Sharra, një kandidat i shkëlqyer sipas Berishës.

Berisha: “Ne ishim në izolimin më të fortë në dhjetor të 90’, përveç aspiratave për lirinë, ne s’kishim asnjë lloj ndihme. E kishim mision në atë kohë, përmbysjen e diktaturës. Edhe sot e kemi mision, prandaj strukturat e partisë tonë kanë detyrë të jashtëzakonshme, këto dy muaj duhet të jenë muajt triumfal për Bashkinë e Vlorës me kryetar Sharrën.

Nëse ne nuk çajmë kokën është faji ynë, se s’ka interes më jetim se interesi kombëtar. Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët, jo vetëm me PD-në po dhe me të tjerët. Pushtetin e deshi Edi Rama, po e ndihmuan ne, po ama ne i njohim gabimet që kemi bërë, nuk ka bojkot zgjedhjesh si herën e kaluar. Siç e shihni po bëhet gjithçka për të dalë nga zgjedhjet. Jemi në betejë të vështirë, sepse jemi përballë një njeriu që nuk ka asnjë parim, po as forcë në botë që ta shpëtojë.

E ka bërë veten kokë turku me McGonigal. Nuk presim të vijnë ta arrestojnë, po duhet t’ia presim biletën me votë. Ky do të jetë qëndrimi yne dhe strukturat  e PD të jenë më në këmbë se kurrë për fitoren në këtë betejë. Kanidatin e keni të shkëlqyer, e kemi ballin lartë me të. Primaret nuk janë në shumë vende, janë forma më absolute e ushtrimit të lirisë, kjo është forma më e mirë. Këto janë vendimet më të drejta në historine e PD-së. Ne e kaluam këtë provë, pjekuria politike e anëtarësisë sonë ishte në atë shkallë sa unë ju them se sot pothuajse në asnjë bashki kemi vetëm gjëra të vogla në dy vende dhe jemi pa përçarje.

Bashkëpunojmë. Kjo tregon integritet. Nuk mund t’i bënim të përsosura, po më të mirat që mund të bënim dhe ejani t’i përmisojmë. Vota e lirë është vlerë. Ndaj në këto zgjedhje ne siç zhvilluam garën në parti ta zhvillojmë në shoqëri, me bindjen më të thellë se do fitojmë. Ne jemi në revolucion. Një revolucion paqësor që ka mjet kryesor zgjedhjet, ne i qëndrojmë asaj.

Kemi të bëjmë me një armik të votës së lirë, që vjedh nga mëngjesi në darkë. Rama u ka dhënë dhjetra tendera të afërmëve të tij. Këta janë ku ta kapësh. Arrest pas arresti, edhe Bushi po shkon në atë drejtim. Këto janë punët e tyre, ne duhet të bëjmë gjithçka për kanidatin tonë. Ai tjetri është i panjohur, po ky e zhduku votën.”

Pas

Sllovakia ndjek shembullin e Polonisë duke premtuar të gjithë flotën e avionëve luftarakë në Ukrainë

Para

Berat/ Panik te qytetarët, shpërthen në flakë automjeti duke ecur

Para
Berat/ Panik te qytetarët, shpërthen në flakë automjeti duke ecur

Berat/ Panik te qytetarët, shpërthen në flakë automjeti duke ecur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.