AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Sali Berisha për ngjarjen në Durrës: Atentat shtetëror mafioz i parlajmëruar

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar atentatin e sotëm nga prokurorit Arjan Ndoja ku mbetën të plagusur 3 persona, si një atentat shtetëror.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se një atentat të tillë e kishte paralajmëruar shteti, dhe për këtë risjell në vëmnedje fjalim e kryeministrit Edi Rama në parlament kur foli për prokurorin Ndoja.

“Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar!

Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten”, shkruan Berisha.

Një shkëmbim zjarri mes 2 makinave në ecje u raportua fillimisht si një ‘larje hesapesh’ mesa bandave në Durrës, por në fakt kjo ngjarje ‘banale’ në dukje për realitetin shqiptar është shumë më e rëndë se kaq.

Sipas burimeve për faxweb.al target ka qenë Arjan Ndoja, prokurori i Durrësit i vënë së fundmi në shënjestër dhe nga Kryeministri Edi Rama i cili e akuzoi hapur nga foltorja e Kuvendit si i lidhur me bandat kriminale dhe si një prokuror i cili para vetingut po vepron si KÇK (LEXO), ndërsa në seancat e mëparshme sulmoi prokurorë që shpenzonin shuma marramendëse në kazinotë e Monte Carlos(LEXO).

Zanafilla e një pëplasjeje të hapur mes numrit 1 të ekzekutivit shqiptar dhe një prokurori në Durrës shqiptar ishte arrestimi i Liridon Pulës, kreu i Kadastrës Durrës, në seancën gjyqësore të të cilit ishte i pranishëm dhe vetë zv.kryeministri Erion Braçe.

Zëvendësi i Ramës nuk u përmbajt aspak, po njësoj si shefi i tij për të lëshuar akuza në drejtim të prokurorit Ndoja si dhe trupës gjykuese të shkallës së parë Durrës duke premtuar prerjen e fijeve mes drejtësisë dhe krimit të organizuar.

Liridon Pula, pak ditë më pas u la i lirë nga Apeli, ndërsa nuk ka raportime nëse ai i është drejtuar zyrës së tij të mëparshme për të rinisur punën ku ishte lënë.

Pretendimet mbi pronësinë për një sipërfaqe të madhe toke në Gjirin e Lalëzit, zbuluan shkeljet e supozuara nga prokurori Ndoji të cilat çuan drejtorin Pula pas hekurave, për tu liruar vetëm pak javë më pas.

Por konflikti në distancë me kryeministrin Rama dhe zv.kryeministrin Braçe nuk janë të vetmit për prokurorin Arjan Ndoja, ndërsa është lakuar shpesh në media dhe për ngjarje të tjera të rënda apo pasurinë e dyshimtë.

Rreth një vit më parë avokati Ilia Ilia u dhunua fizikisht në hyrje të Gjykatës së Durrësit nga dy persona, ndërkohë që Ilia hodhi menjëherë akuza në drejtim të prokurorit Arian Ndoja (lexo).

Një nga personat e identifikuar që dhunoi avokatin ishte, Mand Voga, mik i Prokurorit Arjan Nodja, i cili u identifikua nga kamerat e sigurisë që rrahu avokatin Ilia Ilia.

Vajza e Ilias atë kohë denoncoi gjithë dhunën në redaksinë e Faxweb.al, duke u shprehur se personat që e kanë rrahur avokatin, babanë e saj, janë shprehur qartë se e kanë bërë në emër të Prokurorit.Për çështjen në fjalë u tha zyrtarisht se kishin nisur hetimet, por Arjan Ndoja nuk dënua.

Arjan Ndoja është përfolur edhe për pasurinë e tij të pajustifikueshme. Sipas të dhënave të deklaratave të pasurisë të pasqyruara në Open Spendig Albania, rezulton se ai ka dhjetëfishuar pasurinë për katër vjet.

Gjatë vitit 2004, Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008 ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *