Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vrásësit e Haklajve janë të njëjtë që vránë Azem Hajdarin.
Gjatë një prononcimi për emisionin Opinion mbremjen e së hënës, Berisha tha se Haklajt e Tropojës i vráu shteti, duke mohuar të ketë gisht në ngjarjet e rënda.
“Ata që vránë Azemin zhdukën dhe Haklajt. Ata duhet të zhdukeshin, sepse kryen krímin e shekullit. Ata ishin te.rrorístë. Kurrë Tropoja nuk ka njohur një bandë pláçkitëse të këtij lloji, përdhùnues e kríminale. Vetëm shteti mund t’i vríste ata. Vetëm shteti mund të bënte diçka të tillë, duke bërë kombinime me familjet e víktimáve. Ata ishin të angazhuar.”
Kujtojmë se Zylfie Haklaj, drejtoi gishtin publikisht tek Sali Berisha për vrásjen e vëllezërve të saj.
“Në familjen time ka 14 persona të vrárë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”, deklaroi Zylfie Haklaj.