Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Berisha bën thirrjen e fortë: Shqiptarët të kalojnë në mosbindje totale civile

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar duke e quajtur këtë si një akt genocidi kulturor ndaj kombit shqiptar.

Sipas Berishës, ‘me këtë akt ky armik i egër i qenies dhe identitetit kombetar ka fyer dhe poshtëruar çdo qytetar shqiptar që konsideron kulturën e kombit tonë si njërën nga shtyllat bazë të identitetit kombëtar’.

Ish kryeministri u bën thirrje shqiptareëve ‘të kalojnë në mosbindje totale civile gjer në momentin e përmbysjes dhe flakjes në koshin e plehrave të historise të armikut kryesor të tyre Edvin Kristaq Xhelatit’.
“Te dashur miq, ne nje akt antikombetar, bastardi i bllokmeneve hoxhist antishqiptar kreu ne terrin e nates qe kaloi nje akt genocidi te vertet kulturor, rrafshoi njerin nga simbolet kombetare historike, Theatrin Kombetar dhe i zhduku Tiranes monumentin me kryesor historik dhe kulturor te saj dhe mbare kombit. Me kete akt ky armik i eger i qeniesdhe identitetit kombetar ka fyer dhe poshteruar çdo qytetar shqiptar qe konsideron kulturen e kombit tone si njeren nga shtyllat baze te identitetit kombetar.
Nje akt te tille barabarie dhe genocidi kulturor nuk do guxonte ta ndermerrte asnje pushtues i huaj sado barbar qe te ishte ai.Ky akt eshte vazhdim ne shekullin e 21te i genocidit kulturor te Enver Hoxhes te shekullit te 20te. Pas ketij akti lufte Edvin Kristaq Xhelati renditet ne radhen e armiqeve me te eger te kombit, identitetit dhe qenies se tij. Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin antikombetar te ketij armiku te eger dhe primitv te shqiptareve, ju bej thirrje shqiptareve te kalojne ne mosbindje totale civile gjer ne momentin e permbysjes dhe flakjes ne koshin e plehrave te historise te armikut kryesor te tyre Edvin Kristaq Xhelatit! Sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *