Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shtohen dhímbjet e kokës për Tahirin, tashmë fatin e tij e merr në dorë SPAK-u, i thotë ”lamtumirë” rikthimit në politikë

Në një kohë kur dhjetra mbështetës të tij ishin mbledhur përpara Gjykatës së Apèlit në Tiranë, në pritje të pafajësisë së tij, për Saimir Tahirin vendimi ishte i hidhur. Jo vetëm që nuk kishte pafajësi, dhe as dènim me shërbim prove, por tashmë për ish-ministrin e brendshëm gjithçka do të nisë nga e para, ndërkohë që hetimet do të merren në dorë nga SPAK, struktura e specializuar për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Duket se çështja e ish-ministrit, dikur më të pëlqyer nga Edi Rama, do të jetë një nga patatet e nxehta në dorën e SPAK-ut të sapokrijuar, për të cilin pritshmëritë janë të larta, edhe në sytë e ndërkombëtarëve.

Gjykatësit Dhimitër Lara, Albana Boksi dhe Nertina Kosova, e panë të urdhës që çështjen ta rikthenin për gjykim, pasi sipas tyre nuk janë marrë parasysh shumë prova dhe dyshime të ngritura më herët nga ana e prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Ish-ministri Tahiri një vit më parë është dènuar 5 vite bu.rg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dènimi u dha për shpërdorim detyre, e cila tashmë do të rishikohet. Ndërkohë që më ngushtë i ka ardhur vendimi dhe Jaeld Çelës, i cili u dorëzua vetëm pak javë më parë, me shpresën se në Apèl gjërat do të flisnin në favor të tij, dhe qendrimi në b.rg do të numërohej me muaj.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u vunë nën ákuzë pas árrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ata pretenduan pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

Prokuroria e Krímeve të Rènda nga ana tjetër kërkonte 12 vite b.rg për Tahirin për 3 vepra penale “tráfikim i nárkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kríminal, “kryerja e veprave pènale nga organizata kríminale”, “grup i strukturuar kríminal”

Pikërisht mosgjetja fajtor për tre ákuzat e ngritura fillimisht nga prokuroria, duket se kanë bërë që çështja e tij të kthehet në pikën zero, dhe tashmë provat të grumbullohen dhe ridëgjohen edhe njëherë nga e para.

Vetë Tahiri gjatë gjithë këtyre muajve me seanca që zvarriten muaj pas muaji, është shprehur i bindur në pafajësinë e tij, ndërkohë që pikërisht ky proces gjyqësor e nxori atë jashtë politikës, duke i vendosur ende një njollë të zezë, të cilën shpresonte që sot të paktën ta hiqte.

Duket se procesi që do të rinisë nga e para, dhe seancat që do i lënë vendin njëra tjetrës, do e bëjnë Tahirin të shndërrohet në një personazh politikisht të harruar. Të paktën edhe për vitin e ardhshëm, që do të jetë një vit i nxehtë elektoral… (E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *