Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Saimir Tahiri shkon për herë të parë si i pandehur në Gjykatë, njihet me akuzat e Prokurorisë

Ish-ministri Saimir Tahiri i shoqëruar dhe nga avokati i tij Maks Haxhia kanë mbërritur para pak minutash në Gjykatën e krimeve të rënda. Në këtë seancë Tahiri paraqitet për herë të parë si i pandehur dhe do të njihet me akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tij.

Krimet e Rënda pritet të kërkojnë të marrin të pandehur ish-ministrin për dy akuza, atë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Kujtojmë që Saimir Tahiri ka qenë në hetim dhe nga prokuroria e Catanias me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj, por në Itali nuk u gjet fajtor.

Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për t’i dhënë një personi me emrin Saimir dhe dhurata në formë bizhuterish për gruan dhe nënë e tij.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *