Një foto në mediat sociale ka alarmuar edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministri ka postuar disa foto të një drejtuesi automjeti, ku pas makinës së tij duket i lidhur një qen, ndërkohë që mjeti është në lëvizje.
Tahiri e ka quajtur si neveritëse pamjen e drejtuesit të automjetit me këtë gjest ka vrarë qenin e lidhur pas makinës, duke shtuar se kafsha është ai në timon.
“E trashtë dhe neveritëse! Kafsha është ai ne timon, ata qe heshtin dhe ata qe kane per detyre te reagojnë e nuk e kane bere!”, thekson Tahiri.
Ndërkohë që pas denoncimeve në mediat sociale ka ardhur edhe reagimi i policisë, në Durrës, ku kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit 50-vjeçarin me iniciale F.P.
Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se:
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm. (M.Q/Faxweb.al)