Nuk kanë fund ngushëllimet e kolegëve dhe miqve të Bashkim Finos pas ndarjes së tij nga jeta si pasojë e infektimit me Covid 19. Secili prej tyre duket se ka diçka për të treguar për Finon dhe karizmën e tij, dhe puron e pandashme, që bëhej shkak për disa biseda në pushimin e seancave në Kuvend.
Shkallët e “Pallatit të Kongreseve” për të kryer homazhe i ka ngjitur dhe Saimir Tahiri, i cili ka takuar disa prej ish-kolegëve të tij, që po ashtu kishin shkuar për homazhet në nderim të Finos.
Në mesin e personave që kanë kyer homazhe derimë tani për Finon janë presidenti i vendit Ilir Meta, Arta Dade, Erion Braçe, Gramoz Ruçi, Ben Blushi e Taulant Balla, e shumë kolegë të tjerë socialistë.
Tahiri nuk pranoi që të bënte asnjë koment për gazetarët, ndërsa më herët kishte shkruar në rrjetet sociale: Ehh mo Baç, nuk beri shaka kjo. Qesh nga andej lart, me puron tende ne dore miku im. Do shihemi prap dikur.
(E.K/Faxweb.al)