Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 Safet Morina, rreth 60-vjeç, efektiv i uniformave blu në pòlicinë e Shkodrës.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Morina ishte ínfektuar me Covid 19 dhe nuk ka arritur të mbíjetojë.
Ai prej vitesh mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë qenë të shumta ngushëllimet e kolegëve të tij për këtë ndarje të parakohshme nga jeta.
Mësohet se prej dy javësh Morina ka qenë i íntubuar në spitalin Covid 2 në Tiranë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot që të fitojë betejën.
Prej javësh tashmë situata me Covid 19 duket se është jashtë kontrollit, ku numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 205, ndërkohë që vetëm dje u shënuar 140 raste të reja me koronavirus.
(E.K/Faxweb.al)