Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i cili mban rolin e drejtuesit politik të këtij qarku ka mbledhur Asamblenë e PS në njësitë Shishtavec, Topojan dhe Zapod por duket se nuk do t’ia dijë për urdhrin e Ramës.
Në fotografitë e publikuara nga mbledhja, Gjici dhe zyrtarët e tjerë që e shoqërojnë nuk mbajnë maskë mbrojtëse, një urdhër që ka hyrë në fuqi që prej 15 Tetorit për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Pavarësisht se ndodhen në ambient të hapur dhe respekton distancën sociale, rregulli nuk përjashtohet dhe duhet të mbajnë maska mbrojtëse. Nuk dihet ende nëse Rama “i ka tërhequr veshin” Gjicit për këtë thyerje urdhri. (A.M/Faxweb.al)