Menjëherë pas shkarkimit nga posti i kryetares së Komisionit të Prokurimit Publik të Evis Shurdhës, shumë shpejt nisën procedurat për zëvendësimin e saj me një tjetër drejtues, që duket se do të jetë sërish brenda rrethit të ngushtë të Rilindjes.
Sipas listës zyrtare të publikuar në faqen e kryeministrisë, mes kandidatëve që janë kualifikuar, bienë në sy dhe emrat e dy personave që janë të afërm me deputetin socialist Sadri Abazi. Bëhet fjalë për kandidatët Jonaid Myzyri dhe Taulant Godroli, të cilët nuk plotësojnë kriteret parashikuara ne nenin 19/3 pika 2 (sipas dokumentit të treguar), duke u kualifikuar në kundërshtim me ligjin në fuqi.
Konkretisht, kandidati i parë Myzyri, i denoncuar më herët edhe nga PD si menaxher i Sadri Abazit:
1) Nuk plotëson kriterin e vjetërsisë 8 vite përvojë pune, pasi ne vitin 2014 ka përfunduar studimet dhe 2) nuk plotëson kriterin 2 vite ne pozicion drejtues pasi max i eksperiencës drejtuese te tij eshte pozicioni Shef Sektori per 8 muaj.
Po ashtu, duke iu referuar Ligjit 152/2013 Per Nepunesin Civil ne nenin 19 klasifikohen pozicionet dhe kategoritë e nëpunësve civile dhe ne piken 6, germa “a” te nenit 19 përcaktohet se pozicioni Shef Sektori si Kategori e ulet drejtuese.
Po ashtu edhe për kandidatin e dytë, Taulant Godroli nuk përmbushen kriteret pasi eksperienca e tij e vetme është Jurist ne sektorin privat ( jurist në kompaninë Alko Impex në pronësi të nipit të Sadri Abazit).