Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë historisë së gomarit, teksa zhvilloi një takim ditën e sotme me përfaqësues të biznesit vogël në Fier.
Kryeministri kritikoi taksën e sheshtë të opozitës, duke u shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët nuk duhet të zgjedhin sipas ngjyrës që partisë që votojnë, por të zgjedhin sipas interesit të xhepit të tyre,duke lënë të kuptohet se taksa progresive e qeverisë së tij është më e mirë.
Sipas kryeministrit, nëse qytetarët nuk durojnë dot atë apo kryetarin e parlamentit, Gramoz Ruccin, atëherë le të ndërrojnë kanal, por mos të votojnë sipas tifozerisë partiake.
“Sado inat ta kesh Gramoz Ruçin, sado inat të kesh Edi Rama. Kur vjen puna te xhepi yt fut dhe xjerr fitimet e tua. Ato nuk lidhen sa inat ke njërin, sa qef ke tjetrin. Me Edi Ramën, me Gramoz Ruçin, me politikën e ke shumë të thjeshtë, ndrro kanal, shiko atë përputhen, por mos nxirr para nga xhepi se ke inat të tjerët. Kjo nuk është llogjikë biznesi. Llogjika është ku e kam unë interesin. Unë dua të çoj drutë në mal, ku është interesi të ngjyra e gomarit, apo te gomari që çon drutë në mal. Ta zgjedh nga ngjyra gomarin? Se s’më pëlqen gomari i kuq, gomar blu dhe të më lërë drutë në burrë. Në jeten e përditshme nuk veprojmë kështu,” u shpreh Rama.
(E.H/Faxweb.al)