Për ish-ministrin e jashtëm Kastriot Islami vendimi i BE për të lënë sërish pa hapur negociatat me Shqipërinë, nuk ishte surprizë. Sipas tij BE e ka bërë të qartë se nuk ka çelje të negociatave me Edi Ramën kryeministër.
“Kjo përgjigje ka 10 vite që i jepet Edi Ramës dhe PS, po të lexohet me vëmendje, është thënë që sa të keni Edi Ramën mund tiu hiqen dhe vizat. Orientimi i Edi Ramës është joperëndimor, dje arriti kulmin jo te përgjigja, se ka 10 vite që jepet.
Ata na kanë thënë rregullat që ka për tu futur në familjen e tyre, faji është i joti që nuk i zbaton ato rregulla, është një familje me parime që duhen zbatuar. Ata i thonë popullit që nuk ua heqim ne atë person që keni vënë në krye.
Rama gjithmonë ka gjetur nga një alibi, është qesharak, ky paska 4 vite që është futur në BE, u ka dhënë dhe nga një dekoratë ambasadorëve”, tha Islami.
Sa i takon deklaratave të Ramës në Bruksel, Islami i konsideroi ato të turpshme.
“Ky kryeministër i ka nxjerrë shpirtin babait të vetë, sjellja e tij është tipike e një njeriu që nuk është në rregull, është sjellja e një të droguari, dhe një personi që ka probleme të mëdha me veten.
Vetëm ku fliste dje nëpër korridore, ata janë të sjellshëm, nuk ia thonë që ti je një hajdut zgjedhjesh dhe i pasurisë kombëtare. Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku është bërë një sistem drejtësie që nuk funksionon.
Unë jam shumë i sigurtë që Rama do marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh më tej Islami.