Ish këshilltarja për Ekonominë e kryeministrit Edi Rama, Irena Beqiraj në një intervistë për Fax News në emisionin “Radiografi”, foli në lidhje me marrjen e masave nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit si dhe për menaxhimin e situatës.
Beqiraj deklaroi se sa më të rrepta që të jenë masat e karantinës as më i thellë do të jetë reçensioni ekonomik i vendit.
Sipas saj që të ketë sa më pak dëme në ekonomi, duhet që aq sa është humbja ekonomike nga goditja e virusit, aq duhet të ishte dhe stimuli fiskal që qeveria duhet ti japë ekonomisë së vet.
Beqiraj theksoi se që të kemi mundësi të përballojmë këtë goditje nga virusi, duhet që stimuli fiskal të jetë i njëjtë me humbjen që ka pësuar ekonomia.
Si veproi qeveria Rama me masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit?
Unë mendoj se ky ka qenë një këmbim i vështirë për qeverinë midis mungesës dhe kapaciteteve mjekësore. Aty është shumë e qartë vendimarrja që ka marrë qeveria Rama, kurba e kuqe është mënyra si shpërndahet virusi nëse nuk do të ketë masa parandaluese. Kuptohet këtë strategji e kanë ndjekur vende që kanë pasur sistem shëndetësor solid, që nga mundësia për të testuar, por edhe për të njohur profilin individual të popullatës. Në këto kushte aty është një vijë që tregon kapacitetin shëndetësor të një vendi që sa më i ulët të jetë aq më shumë duhet të marrë masa që të parandalojë shpërndarjen e virusit.
Numri është i ndryshëm, është sa kohë na duhet të çlirohemi nga virusi. Periudha në të cilën ne do të çlirohemi nga virusi do të jetë më e gjatë. Në kushtet e izolimit apo karantinës, mundësia që popullata të imunizohet është më e vakët. Kjo i ka dhënë mundësi qeverisë të marrë kohën e nevojshme që të përgatitet me teste apo me mjete spitalore.
Sa më të forta masat e karantinës, aq më shumë do të jetë recensioni në ekonomi. Sa më shumë të kemi masa shtrënguese në karantinë, aq më i thelle do të jete reçensioni ekonomik. Do të kemi goditje të uljes së shërbimeve, do të kemi shumë njerëz që mund të dalin pa punë, do të kemi ulje të konsumit, mbyllje të përkoshme të bizneseve. Këto mund të ndikojnë dhe në sistemi banker dhe këtu kolaps qeveria. Shpëtimi i sa më shumë njerëzve do të bëhet në kurriz të ekonomisë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën.
Si do t’ja bëjmë?
Sot konsensusi është sa është ulja e shkaktuar nga mbyllja e aktiviteteve, humbja ekonomike nga goditja e virusit, aq duhet të ishte dhe stimuli fiskal që qeveria duhet ti japë ekonomisë së vet. Të kemi mundësi të përballojmë këtë goditje nga virusi duhet që stimuli fiskal të jetë i njëjtë me humbjen që ka pësuar ekonomia.
Nëse qeveritë do të ndërhyjnë të mbulojnë humbjet reçensioni do të jetë më i cekët dhe më i përballueshëm. Qeveria duhet të merrte, masa e parë rritja e shpenzimeve për sistemin shëndetësor, masa e dytë shkurtimet e taksave, shtyrja apo përjashtime. Masa e tretë dhe kryesojrja grante universal për të gjitha familjet dhe grante për biznesin. Masa e 4 ulja e normave të interesit si dhe kredi të buta për biznesin. Nëse ekonomia duhet të shpërtojë nga kolapsi duhet të jepen grante për familjet që të përballojnë jetesën dhe për biznesin që jo vetëm do të ketë problem me likujditetin, por edhe me uljen e kostove.
Stimuli që ka marrë qeveria Rama ka qenë i nevojshëm, por jo i majftueshëm. Duhet të jepnim më shumë mbrojtje dhe stimul. Tek biznesi kemi dhënë vetëm garancinë sovrane për të marrë borxh. Pjesa që do të mbetet pa punë do të jetë pjesa e pakualifikuar. Këto janë dhe pjesa më vulnerabël e popullsisë duhet të marrë një masë urgjente për këto persona.
(M.Q/Faxweb.al)