Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Sa lehtë e keni të pështyni”, kurajo e Braçes kalon imagjinatën, fajëson Italinë për rastin e Alvinit

Komenti i zv.kryeministrit Erion Braçe për rastin e Alvinit 11 vjeçar, duket se është qershia mbi tortë e neglizhencës së shtetit për të ndihumuar fëmijët dhe gratë që kanë mbetur në zonën e luftës në Siri.

Teksa rrjeti zien pas dokumentarit të transmetuar nga Le Iene për Alvinin, më pak i prekur duket të jetë Braçe, i cili akuzon në rrjetet sociale qytetarët që shprehin ankth për situatën e të voglit. Gjatë një komenti në instagram, Braçe akuzon një prej qytetarëve se po ‘’pështyn” mbi këtë cështje, dhe se shumica e shqiptarëve e kanë të vështirë që të mendojnë.

“Po shko çliroje ti meqë je më trimi nga të gjithë! Merr me vete dhe ata që e çuan në Siri se vetë nuk shkoi apo jo? Madje merr dhe ndonjë Italian me vete se nga Bergamo ka ikur, jo nga ky vend”, shprehet Braçe duke fajësuar në këtë mënyrë shtetin Italian, që pavarësisht se nuk ka asnjë lloj përgjegjësie të paktën ligjore, u janë ofruar për ndihmë gazetarëve të Le Iene dhe babait të Alvinit.

“Po si ka mundësi që e keni kollaj të pështyni dhe tmerr të vështirë të mendoni? Po si ka mundësi që këto rrjetet sociale ia kanë bërë akoma më të vështirë që të mendoni dhe fare të lehtë që të pështyni”, përfundon Braçe komentin e tij, që padyshim nuk flet aspak për një sjellje prej qeveritari.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në dy studio të ndryshme televizive, zëvendësministrat e qeverisë Rama nuk ishin në gjendje që të jepnin asnjë plan të qeverisë shqiptare, për të riatdhesuar gratë dhe fëmijët që ndodhen në kampet e Sirisë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *