Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, gjatë mbledhje së Komitetit Teknik të Ekspertëve ditën e sotme u pyet në lidhje me numri e dozave të vaksinës kineze që pritet të mbërrijnë.
Tomini nuk dha detaje të hollësishme, por u shpreh se marrëveshja pritet të finalizohet gjatë mbrëmjes së sotme dhe në momentin që do të konkludohet gjithçka do të bëhet e ditur për publikun.
“Në lidhje me sasinë e vaksinave jemi drejt finalizimit të kontratës mbrëmjen e sotme dhe pas finalizimit do t’ju vendosim në dijeni për sasinë e vaksinave”, tha Tomini.