Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sa e sigurt është vaksina e zbuluar nga gjermanët? Eksperti shqiptar: Kam dyshimet e mia se…

Eksperti Erion Dasho tha në “Wake Up” në Top Channel se ka dyshime të pabazuara mbi efikasitetin 90 për qind të vaksinës së Covid-19. Por, Dasho thekson fort se serioziteti i kompanive nuk lë vend për të dyshuar, duke shtuar se ky është një lajm shumë i mirë për mbarë botën.

“Ka qenë fati i mirë që drejtuesi i firmën ‘BioNTech’, doktor Sahin është një nga kërkuesit më avangardë këtu në gjermani dhe ka pasur shpeshherë ide inovative.

Në saj të gjenialitetit të doktor Sahin dhe për shkencë dhe për biznes, e kuptoi se i njëjti mekanizëm mund të përdorej për të krijuar në kohë rekord vaksinën e Covid-19. Te 90% efikasitet kam dyshimet e mia, por dyshime që nuk janë të bazuara, sepse nuk kam parë asnjë nga kërkimet.

Do të ishte më të vërtetë një mrekulli nëse vaksina do të ofronte mbrojtje 90 për qind dhe uroj të jetë kështu. Natyrisht që serioziteti i kompanive nuk lë vend për të dyshuar. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë”, u shpreh Dasho.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *