Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Sa do të zgjasë mësimi online? Evis Kushi merr pjesë në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve: Dua të kërkoj me përulësi  mirëkuptim e të gjithë studentëve  për…

Ministrja Arsimit Evis Kushi mori pjesë pasditen e sotme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku u vlerësua situata dhe ndikimi i pandemisë në institucionet arsimore në vend.

Kushi u shpreh se situata në vijueshmërinë ose jo të zhvillimit të mësimdhënies online është e diktuar nga pandemia dhe nga vlerësimi që Ministria e Shëndetësisë i bën situatës epidemiologjike në vend.

Ministrja kërkoi mirëkuptimin e të gjithë studentëve dhe nxënësbe të cilët do të vijojnë të kryejnë mësimin online deri në një moment të pacaktuar ende.

“Ky është një takim i nevojshëm në gjykimin e Ministrisë së Arsimit për të shpjeguar më mirë situatën aktuale dhe për t’i dhënë përgjigje universiteteve dhe studentëve të cilët janë në fokusin tonë. Ne kemi shumë besim te ju dhe i zbatojmë maksimalisht sugjerimet tuaja që lidhen me jetesën në përgjithësi, por edhe për rregullat anti-Covid në arsim e lartë dhe atë parauniversitar.

Rregullat janë të imponuara nga kjo situatë që ka mbërthyer mbarë globin. Unë zhvillova një takim me Rektorët e Universiteteve dhe pajtohem plotësisht nga  vlerësimet e tyre, por duhet të kuptojmë që kushtet janë të imponuara nga pandemia.

Unë do të kërkoja mirëkuptimin dhe solidaritetin me shumë përulje të gjithë studentëve. Jemi shumë të ndërgjegjshëm që pesha e rekomandimeve tuaja duhet të na çojnë në hapjen ose jo të Universiteteve. Do t’i prisja me shumë interes opinionet tuaja rreth çështjeve që lidhen me arsimin online”, tha Kushi.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *