18:22 | 26/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rusia vazhdon sulmet me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur dhe 20 të plagosur

08:07 | 28/01/2023
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rusia sulmon nga ajri qytetin strategjik të Ukrainës

Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë të premten, ndërsa vazhdonin luftimet e ashpra në lindje të vendit. Njëzet persona të tjerë u plagosën.

Zyrtarët ukrainas thanë se shumica e viktimave nga goditjet me raketa ishin në qytetet në lindje të vendit dhe në jug, të cilat ndodhen pranë njësive të artilerisë ruse. Një ditë më parë sulmet me raketa ruse depërtuan thellë në brendësi të territorit të Ukrainës dhe vranë 11 persona. Kievi tha se forcat ukrainase ishin angazhuar në luftime të ashpra të premten me forcat ruse në qytetin lindor Vuhledar, pjesë e rajonit Donetsk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten në fjalimin e tij të mbrëmjes se luftimet ishin të ashpra në Donetsk dhe se forcat ruse nuk po kërkonin vetëm të arrinin fitore ushtarakisht, por se edhe po përpiqen të shkatërrojnë qytete dhe fshatra. Më herët, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se Rusia po e zhvendos luftën në Ukrainë “në një tjetër stad”, duke bërë sulme ndaj civilëve dhe qyteteve, si reagim ndaj një vendimi rishtazi të vendeve të NATO-s për të dërguar armatime të avancuara në Ukrainë, për të mbështetur përpjekjet e saj në këtë luftë.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Tokio, sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprimtarinë e Jashtme, Stefano Sannino, u tha gazetarëve se Rusia nuk po përqëndrohet më tek objektivat ushtarake, por se po bënte sulme pa dallim ndaj qyteteve dhe popullsisë. “Mendoj se zhvillimi më i fundit për sa i përket furnizimit me armatime është vetëm një evoluim i situatës dhe i mënyrës se si Rusia filloi ta zhvendosë luftën në një stad të ri”, tha ai.

 

 

“Putini është zhvendosur nga koncepti i një operacioni të posaçëm ushtarak, drejt një koncepti tashmë të një lufte ndaj NATO-s dhe Perëndimit”, tha zoti Sannino. Rusia ka mohuar vazhdimisht se po vendos në objektiv civilët në Ukrainë. Komentet e zotit Saninno vijnë ndërsa Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë se do të dërgojnë tanke të avancuara luftarake në Ukrainë, duke shpresuar të balancojnë fuqinë luftarake që Rusia ka në tokë. Zyrtari i lartë i BE-së tha se furnizimet e reja nga Perëndimi nuk janë një përshkallëzim, por një përpjekje për t’i dhënë Ukrainës shansin që të mbrohet. Ai tha se zhvillimet e kanë detyruar Presidentin Putin të ndryshojë variantin e tij fillestar, kur e përshkronte sulmin si një “operacion special” për të çliruar Ukrainën nga një regjim nazist.

“Tashmë po flasim për një luftë me NATO-n dhe Perëndimin. Tjetër histori”, tha zoti Sannino. Polonia u zotua të premten të dërgojë tanke të tjera në Ukrainë, duke premtuar 60 tanke shtesë, krahas 14 tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman që kishte rënë paraprakisht dakord t’i dërgonte. Presidenti ukrainas Zelensky u përgjigj në Twitter, “Faleminderit… Polonisë për këto vendime të rëndësishme për t’i dërguar Ukrainës 60 tanke polake – 30 prej të cilave janë të famshmit PT-91 Twardy, së bashku me 14 Leopardë”.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të premten se furnizimi me tanke perëndimore në Ukrainë nuk do të ndihmonte shanset ushtarake të Kievit, por do t’i “sillte vendet e Perëndimit në një nivel të ri konfrontimi me vendin tonë dhe popullin tonë”.

Të enjten, Presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen për numrin në rritje të vendeve që premtojnë furnizimin me armatime të avancuara, përfshirë tanke, ndërsa në të njëjtën kohë theksoi nevojën për të përshpejtuar dërgimin e sistemeve të armëve të premtuara.

Presidenti Zelensky tha se e vetmja mënyrë për të ndalur “këtë agresion rus” është me “armët e duhura”. Ai theksoi se “shteti terrorist nuk kupton asgjë tjetër”. Presidenti ukrainas vlerësoi gjithashtu furnizimet perëndimore për të rritur mbrojtjen nga sulmet me raketa të së enjtes. “Sot, falë sistemeve të mbrojtjes ajrore të ofruara për Ukrainën dhe falë profesionalizmit të luftëtarëve tanë, ne arritëm të rrëzonim shumicën e raketave ruse dhe (dronët) Shahed”, tha ai në fjalimin e tij.

“Fatkeqësisht, është e vështirë të sigurohet mbrojtje 100% vetëm me mbrojtje ajrore. Sidomos kur terroristët përdorin raketa balistike”, shtoi ai./ VOA

Pas

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari

Para

Sulmohet në veri Policia e Kosovës

Para
Sulmohet në veri Policia e Kosovës

Sulmohet në veri Policia e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

A do të ketë zarf të zi? Olta dhe Dea thyejnë rregullat e lojës së ‘Big Brother Vip’ (VIDEO)

Meta takim në selinë e PL-së me Albin Kurtin: Mbështes qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin

Dy varka mbyten pranë brigjeve të Tunizisë, humbin jetën 29 emigrantë afrikanë

Seanca gjyqësore e ditës së nesërme vendimtare! Ronaldo dhe Juventus, lojë për 20 mln euro

Trupat amerikane në Gjermani po trajnojnë ukrainasit për të shpëtuar njëri-tjetrin në fushën e betejës

VIDEO/ Aksidenti në Tiranë, shoferi humbi kontrollin dhe mori para dy mjete të tjera, dyshimet e para mbi ngjarjen

Si e shpreh dashurinë në një marrëdhënie çdo shenjë horoskopi

Kristjan Prenga bën histori duke marrë dy tituj, ‘shkatërron’ amerikanin në raundin e 3-të

Studenti japonez erdhi në diplomim i veshur si Zelensky në shenjë solidariteti me ukrainasit

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kryer testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.