Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Një fëmijë 3-vjeç me koronavirus në Krujë, rasti nuk është deklaruar nga ministria. Sot nuk është marrë asnjë tampon në këtë rreth

Një fëmiojë 3-vjeç ka dalë pozitiv me koronavirus ditën e djeshme nëKrujë ndërsa lajmi nuk është bërë publik nga autoritetet thotnë burime për Fax Neës.

Mësohet se fëmija ka dalë pozitiv pas marrjes së tamponit dy ditë më parë ndërsa përgjigja është konfimruar këtë të shtunë.

Ditën e sotme thonë të njëjtat burime në Krujë nuk janë marrë tampon për asnjë person, ndërsa kjo zonë është shndërruar tashmë në një nga vatrat më të frikshme të përhapjes së pandemisë.

14 raste të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, të prekur me Covid 19, ndërkohë që një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë thotë se janë testuar 264 persona, ndërsa dje pati dhe numrin më të lartë të personave të prekur në 24 orë, 34, çka bën që kurba e Shqipëris vijon të ketë luhatje të çuditshme.

Kruja deri më tani sipas shifrave zyrtare rezulton me 92 persona të infektuar dhe 7 tëshëruar, përkatësisht në vendin e tretë pas Tiranës dhe Shkodrës ndërsa vatra e përhapjes ka qenë një fabrikë e prodhimit të këpucëve.

Nga tamponët që janë marrë dje, rezultatet e sotme kanë treguar për 9 raste të reja në këtë rreth.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *