Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Nuk përmbahet Rudina Hajdari, zbulon prapaskenat e mbledhjes së Reformës: Këta i shkelën syrin njëri-tjetrit, unë jam kthyer nga Amerika për…

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare deputetja Rudina Hajdari, ka reaguar ashpër pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas Hajdarit sa herë që flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, këta i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe i bëjnë bisht ndryshimeve.

Hajdari thekson se për sa kohë që janë listat e deputetëve, këta (përfaqësuesit në Këshillin Politik) e kanë kryer misionin e tyre dhe sipas saj më pas e zhvendosin vëmendjen në diskutime që s’kanë interes për qytetarët shqiptarë.

Po ashtu deputetja shprehet e vendosur për ndryshimet në sistemin zgjedhor dhe thekson se “ka ardhur në Shqipëri vetëm për të forcuar dy parimet, lirinë dhe demokracinë”.

“Kryetarët kanë 30 vite në pushtet ulen në tryeza për të ndarë hesapet. E kam thënë që në 14 janar do vazhdoj betejën për ndryshimin e sistemit se besoj se në këtë vend nuk ka liri e demokraci. Unë jam kthyer në Shqipëri për këto dy parime, për të forcuar lirinë e demokracinë, nuk kam gjetur liri se kur shpreha mendimin në kuvend u quajta tradhtare dhe nuk kam gjetur demokraci se kemi në pushtet një autoritar që nuk lëshon pe.

Shqiptarët e duan këtë betejë, ndaj i ftoj të më bashkohen, ndryshe do ngeleni në duart e tyre që duan interesin e tyre, ata i kanë gjërat e tyre në rregulloj por i harrojnë shqiptarët, cdo grua, nënë student që s’ka shpresë të më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhore, momenti është tani të dashur shqiptarë, po bëjmë një reformë zgjedhore. Sa herë që flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, këta i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe i bëjnë bisht. Për sa kohë që janë listat e deputetëve, këta e kanë kryer misionin e tyre. Dhe merren me diskutime që s’kanë interes për qytetarët shqiptar. Unë kam ardhur në Shqipëri vetëm për të forcuar dy parimet, lirinë dhe demokracinë”, shprehet ndër të tjera Hajdari. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *