Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Rudina Hajdari poston foton me kandidaten rivale në Facebook: Kjo nuk është një luftë për jetë a vdekje

Kandidatja e Nisma Thurje, Rudina Hajdari ka postuar në facebookun e saj një foto me kandidaten e Partisë Demokratike Flutura Açka.

Të dyja rivalet duken të buzëqeshura dhe postimin e Hajdarit e shoqëron mbishkrimi se kjo nuk është një luftë për jetë a vdekje por është thjesht një garë idesh sesi  vendi mund të zhvillohet dhe të përparojë.

‘Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.’, ka shkruar ajo në facebook.

Hajdari ka kërkuar që nëpërmjet këtij postimi të japë mesazhin se marrja e pushtetit me dhunë e forcë nuk është mënyra e duhur dhe se kjo gjë duhet të ndryshojë.

Kadidtja e Nisma Thurje e ka konsideruar frymën politike në Shqipëri një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e vendit.

‘Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët. ‘, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë

Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.

U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.

Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.

Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.

Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.