Përfaqësuesit e opozitës parlamentare janë larguar nga tryeza e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, pasi sipas tyre u ndjenë të anashkaluar.
Gjithçka nisi që në minutat e para të kësaj tryeze, ku Ivi Kaso mori fjalën përpara Rudina Hajdarit, gjë që nuk u pëlqye nga ana e opozitarëve parlamentarë.
Largimi i tyre nga kjo tryezë vjen pas braktisjes së Ivi Kasos dhe përfaqësuesve të tjerë të opozitës jashtëparlamentare, duke e bërë këtë një njollë turpi në sy të ambasadorit të OSBE-së Borchardt.
Pas këtyre largimeve në një komunikim të shkurtër për mediat Ralf Gjoni kërcënoi PS-në se nuk do të ketë asnjë votë nga opozita, në rast se ka një marrëveshje të fshehtë me Partinë Demokratike.
Sipas Gjonit të dyja partitë e mëdha në vend i fshihen debatit për ndryshimin e sistemit, dhe kjo ka bërë që ata të mos e gjejnë veten të vlerësuar në tryezën e sotme.
“Dalja jonë në shenjë proteste nga kjo tryeze s’ka të bëjë me qëllimin e saj, jemi mirënjohës për OSBE që e ka mbësthetur për SHBA, BE dhe ambasadat e tjera, s’mund të bëhemi fasadë e një tryeze që kthehet ne nje tryeze me 3 bashkekryetarë, ku dërgohen perfaqesues në nivel teknik e opozitës së bashkuar për të na delegjitimuar, për të legjitimuar një fejesë martesë mes PD dhe PS dhe për të përgatitur një pazar”, u shpreh mes të tjerave Gjoni në dalje të tryezës.
(E.K/Faxweb.al)