AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Kanë humbur gjënë më të shtrenjtë”, Rudina Dembacaj: Nuk di në do mundem dot fëmijëve të Markut…

Rudina Dembacaj ishte e ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku foli për divorcin me ish-bashkëshortin, por edhe lidhjen e re me Mark Frrokun. Në studio, Rudina tregoi se asaj nuk i pëlqen të fshihet dhe prandaj vendosi ta bënte publike edhe lidhjen e re.

Para një viti e gjysmë, gruaja e Mark Frrokut ndërroi jetë dhe ai është sot baba i tre fëmijëve, me të cilët Dembacaj tregon se tashmë janë një familje. Me fëmijët dhe prindërit e Markut, ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe ka arritur t’ju kthejë buzëqeshjen dhe harmoninë pas periudhës së vështirë që kanë kaluar.

“Ne tashmë jemi një familje. Fëmijët e Markut kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do ia dal ndonjëherë të jem afër nënës me veprime, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Dhe më beso unë nuk kam zgjedhur jetën më të lehtë që mund të zgjidhte dikush. Unë kam zgjedhur të jetoj me dashuri në gjithë vështirësitë që ka. Nuk është e lehtë që fëmijë që i ka lënduar jeta dhe nuk është e lehtë që nënë, siç është nëna e Markut, edhe prindërit e Markut që kanë goxha zemër të lënduar, të arrish dhe t’u kthesh buzëqeshjen dhe harmoninë në shtëpi. Deri tani ia kam arritur mrekullisht mirë. Jam shumë krenare që sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut mendoj si duhet t’i drejtohet dikush fëmijës tim”./tvklan.al

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *