Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ruçit i mbetet Malaj në mendje, e ngatërron me Ahmetajn, nuk e mbajnë nervat me ministrat: Do t’ju nxjerrë jashtë!

Duket se seanca e gjatë parlamentare e ditës së sotme, e ka lodhur disi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili ngatërroi Arben Ahmetajn me Arben Malajn.

Teksa ministri për Rindërtimin pas tërmetit Arben Ahmetaj, mbaroi fjalën e tij në Kuvend, Ruçi e ngatërroi me Malajn, i cili kishte folur pak më parë për shkarkimi e tij nga bordi drejtues në Bankën e Shqipërisë.

“Faleminderit z. Malaj!”– tha Ruçi, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.

Salla: Është Ahmetaj!

Ruçi: Ka edhe kështu nga lodhja!

Por nuk është ndalur me kaq kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pasi në sallë ka pasur shumë zhurmë dhe u kërkoi qetësi ministrave duke i kërcënuar se do ti nxjerrë jashtë nga salla.

Ruçi-ministrave: S’keni ardhur për muhabete këtu, do t’ju nxjerrë jashtë, po mbani qetësi!

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *