Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çelsa u ka dërguar një shkresë prokurorive, në lidhje me kontributin financiar për lehtesimin e përballimit të situates së krijuar nga pandemia COVID-19, ku shkruan se kjo iniciative mund të konsiderohet si një detyrim ndaj vendit dhe qytetarëve.
Pas Kuvendit të Shqipërisë, që vendosi përgjysmimin e pagave në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura nga masat ndaluese të koronavirusit, Prokurori i Përgjithshëm në shkresë thekson se paga e prokurorëve dhe magjistratëve mund të cënohet vetëm me ligj.
Megjithatë Prokurori i Përgjithshëm ka bërë thirrje, duke u nisur nga situata e emergjencës në vend të shkaktuar nga përhapja e pandemisë së COVID-19, se është i nevojshëm kontributi dhe solidariteti i çdo qytetari përfshirë edhe magjistratët dhe institucionet e drejtësisë.
Prokurori i Përgjitshëm do të mirëpriste përkrahjen e kësaj iniciative nga çdo prokuror apo oficer i policisë gjyqësore duke e konsideruar atë si një detyrim ndaj vendit dhe qytetarëve shqiptarë.