Në Rubik, në njërin prej 100 fshatrave turistik, të quajtur Katundi i Vjetër, prej më shumë se 10 ditësh sipërfaqe të tëra pyjore janë nën pushtetin e flákëve, ndërsa së fundmi është bërë një denóncim edhe nga ish-deputeti, Andon Frrokaj.
Ai përkrah pamjeve tríshtuese, shkruan se asnjë masë nuk është marrë nga shteti ndërsa akùzon qeverinë se e ka mendjen tek óligarkët
“Nje zjárr i madh ka perfshire malet e Rubikut, ne Katundin e Vjeter. Ka disa dite qe zjárri djég siperfaqe te medha ne kete zone. Asnje mase nuk eshte marre nga qeveria dhe autoritetet vendore. Papérgjegjshmeri dhe mos interesim per pronen e qytetareve. Kjo qeveri e ka mendjen vetem tek oligárket. Pasuria e Shqipetareve ne dore te fatit.”, shkruan Frrokaj.
Ndërkohë, siç kemi raportuar edhe më herët, edhe në Fier, në zonën e Semanit sipërfaqe të mëdha pyjore janë nën flákë ndërsa terreni ka véshtirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjárrfikëse.
Ish-deputeti demokrat, Luan Baci ka akùzuar autoritetet për papérgjegjshmëri për të shuar zjárrin në atë zonë. Baci thotë se zjárri po lihet të përparojë, duke bërë déme kolosale në florë dhe faunë.
“Vazhdojne me ore te tera fláket te pérpijne hektare te tere me pyje, déme te pallogaritshme. Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alármin, por strukturat e rilindjes, me pápergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjárri te perparoje dhe te beje déme kolosale, ne flore dhe faune”, shkruan ai.
(F.GJ/FAXWEB.AL)