Një stuhi e madhe e shoqëruar me rrebeshe të dendura shiu ka goditur këtë të premte Mekën në Arabinë Saudite dhe ka shkaktuar probleme të mëdha për popullsinë vendase.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura ku veturat po merren nga uji.
Situata më kritike është në qytetin e Mekës, ndërsa probleme ka edhe në qytete të tjera si Xheda, Medina dhe Tabuk, shkruan National News.